Futbollisti i Manchester Unitedit, Mason Greenwood, është arrestuar të dielën nën akuzat për përdhunim dhe sulm.
Unitedi njoftoi se Greenwood nuk do të stërvitë apo luajë derisa policia dhe klubi ta zbardhin të vërtetën rreth fotografive dhe videove të publikuara në rrejtët sociale të dielën në mëngjes.
Në një njoftim, Policia e Mançesterit tha: “Policia e Mançesterit është njoftuar sot më herët (e diele, 30 janar) për videot dhe fotografitë e postuara online nga një grua, e cila raportoi incidentin e dhunës fizike. Një hetim ka nisur dhe mund t’jua konfirmojmë se një burrë rreth të 20-tave është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe sulm.”
“Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimet po vazhdojnë”, thuhet tutje në njoftim.
Unitedi njoftoi përmes një komunikate për media gjatë ditës se sulmuesi anglez është pezulluar deri në zbardhjen e rastit.
“Mason Greenwood nuk do të rikthehet në stërvitje e as nuk do të luajë ndeshje deri në njoftimin e radhës”, thuhej në njoftimin e djajve të kuq.
Greenwood nuk ka reaguar ndaj akuzave.
Sulmuesi 20-vjeçar, i cili debutoi për Unitedin më 2019, nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me klubin në shkurt 2021, pasi doli nga akademia e Unitedit./GE
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj