Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ditën e djeshme janë përfshirë në një konflikt në lagjen “Kushtrim” ku janë përdorur dhe mjete prerëse.
Personat e vënë në pranga janë identifikuar si A.Gj., 42 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të dy banues në lagjen Kushtrim, Berat, ndërsa ata që janë shpallur në kërkim janë identifikuar si K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.
Pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Gj së bashku me vëllain K.Gj dhe nipin E.Q., kanë goditur me mjet prerës shtetasin E.K. Shtetasi E.K gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe shtetasja A.Gj., 29 vjeçe, banuese në Berat, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./tch
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...