Mariana Zaglo, një nënë e tre fëmijëve nga Ukraina, ka blerë një pushkë gjuetie dhe pretendon se do të luftojë për Kievin.
Me profesion, Mariana është një ekspertë e marketingut dhe për të treguar “patriotizmin” ajo ka pozuar në kuzhinë me pushkë, transmeton portal arbresh.info
Tensionet me Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje.
“Si nënë, unë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, apo që ato kërcënime t’u kalojnë atyre. Më mirë të merrem me këtë tani,” tha ajo për London Times.
Ajo ka ndjekur një kurs dy javor për të mësuar se si të përdorë pushkën e gjuetisë e cila ka kushtuar 1300 dollarë.

“Nuk kam gjuajtur kurrë në jetën time. E bleva këtë pasi dëgjova disa ushtarë që flisnin për pushkën më të mirë që mund të marr”, tha Zaglo.
Ajo e pajisi pushkën me një pamje teleskopike, silenciator dhe dykëmbësh. Mariana iu bashkua forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, pasi shpenzoi 1100 dollarë shtesë për helmeta, çanta municionesh dhe uniforma ushtarake./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...