Novak Djokovic ka vendosur të rikthehet në garat e tenisit dhe pritet të marrë pjesë në garën e ATP-së në Dubai në shkurt, gati një muaj pasi Australia s’e lejoi të luajë në grand slamin Australian Open duke e dëbuar nga vendi.
Tenisti serb është në listën e hyrjes për turneun Dubai Duty Free, i cili nis më 21 shkurt.
Kjo do të jetë paraqitje e parë e Djokovicit që prej dëbimit nga Australia në prag të turneut të madh Australian Open.
34-vjeçari nuk ka folur publikisht qëkur u rikthye në Serbi, por është fotografuar në Mal të Zi gjatë vizitave në manastireve atje.
Pjesëmarrësit në turneun e Dubait nuk janë të detyruar të vaksinohen kundër Covid-19 dhe ky është një turne në të cilin Djokovici ka luajtur shumë shpesh në të kaluarën, duke i fituar pesë tituj.
Mundësitë e Djokovicit për të marrë pjesë në turne të shumtë të mëdhenj këtë vit do të jenë shumë të vogla, nëse ai nuk pranon të vaksinohet.
Turnet e mëdhenj Indian Wells dhe Miami, të cilët mbahen në mars në SHBA, kërkojnë që tenistët të jenë të vaksinuar.
E njëjta vlen për të edhe në grand slamin e dytë të këtij viti, French Open, i cili mbahet në maj në Francë. /GE/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...