Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka folur për Ballkanin e Hapur. Thotë se thelbi i problemeve në rajon janë marrëdhëniet politike dhe jo ato tregtare.
Komentet Çitaku i bëri në T7.
“Në parim PDK i mbështet nismat rajonale, mirëpo ne e kemi të qartë se thelbi i problemeve në rajon nuk janë marrëdhëniet tregtare por janë marrëdhëniet politike mes nesh. Ne s’mund të flasim për marrëdhënie ekonomike dhe kulturore duke e injoruar elefantin në mes të dhomës, elefanti i madh në mes të dhomës është problemi politik që ka Kosova me Serbinë”, tha Çitaku.
“Eksponentë shumë të administratës amerikane sot, janë ndër iniciuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të idesë së Ballkanit të Hapur. Mirëpo unë prapë po them se këto idetë e iniciativave rajonale, më shumë i shoh si përpjekje për të blerë kohë në mungesë të një perspektive konkrete të integrimit nga ana e BE’së”, shtoi ajo.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...