Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.
Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.
“Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e një operacioni nga ana e stacionit policor të Fushë Kosovës, me ç’ rast, policia ka arrestuar dy të dyshuar; A. D, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe B. H, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjti kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes së ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, më datë 19.01.2022 rreth orës 12:30”, bën të ditur policia.
Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë./arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...