Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, është hakuar gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vet FSH-ja me anë të një postimi në Facebook, ku kanë njoftuar se faqja e tyre është hakuar.
Sipas mediave të Shqipërisë, arsyeja e hakimit të faqes, është përshkakt të shpalosjes së audio incizimeve të publikuara nga FSH-ja ku kuptohet se Erion Velijaj është munduar të ndërhyjë në zgjedhjet e shoqatës rajonalet të futbollit në Tiranë. / arbresh.info/
Lexo edhe:
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
‼️ ???????? ????? ??????? ? ????????̈? ????????? ??̈ ?????????.
Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, përcjell arbresh.info.
Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.
FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.
?? ??? ? ???????̈? ?? ??̈ ?????̈ ??̈???????? ??̈ ???????!
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...