Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë eleltrike.
Nga atje, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, si gjithmonë ka adresuar një mal kritikash ndaj opozitës për këtë seancë dhe sigurisht ajo për krizën e energjisë elektrike ua ka hedh fajin qeverive të kaluara.
Sipas Kusari-Lilës, kjo çështje ka dy shkaktar, një të trashëguar dhe një tjetër të krijuar nga tregu botëror i energjisë elektrike.
“Që prej arsyetimit të opozitës për thirrjen në këtë seanca ka pasaktësi dhe të pavërteta edhe në thirrjen për seancë edhe në deklarimin tash të shefit të GP-së së PDK-së me qëllim të manipulimit të opinionit publik. Si e para, në arsyetim të ftesës e keni parë se kanë vendosur shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar pas propozimeve për shtrejtimin e energjisë elektrike, e cila godet rëndë qytetarët dhe bizneset. Në prill të vitit 2021 nuk i shtynë bizneset në treg të liberalizuar. Sot nuk ka propozim për ngritje të çmimit për bizneset”, ka thënë ajo.
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...