Policia arreston tre persona në Ferizaj, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar

18:34 | 20 Janar 2022
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona, kjo si pasojë pasi që më 9 janar 2022 në Dremjak të Ferizajt, në një aheng familjar ka pasë të shtëna me armë zjarri.

Personat e arrestuar kanë pranuar se kishin shtënë me armë gjatë ahengut familjar, transmeton arbresh.info

Tek i dyshuari i parë J.B (66) nga Ferizaj është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa te personi tjetër dëshmitar me inicialet R.J (68) po ashtu nga Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë gazi me 20 fishekë. Ndërsa tek i dyshuari tjetër G.Z. (68) nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Policia pasi ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë:

Mbajtje në  pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar  i armëve

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë  në  Ferizaj  ka pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të Ferizajt, në  një  aheng familjarë  ka pas të  shtëna me armë  të  zjarrit.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në  identifikimin e personave të dyshuar  dhe vendit ku ka ndhodhur ngjarja.

Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot me datë  20.01.2021 i  kanë  shoqëruar tre persona në  stacionin policor të  Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë  poranuar se kishin shtënë  me armë gjatë një ahengu familjar .

  • Tek i dyshuari i parë me inicialet J.B (M/K) 66 vjecar është gjetur dhe konfiskuar një  armë  zjarri ( pistoletë ) me 9 fishek.
  • Tek personi tjetër dëshmitarë, me inicialet R.J ( M/K) i moshës 68 vjecar, janë gjetur dhe konfiskuar një armë  zjarri dhe një  armë  me gas me 20 fishek , që  të  dy nga Ferizaj , ndërsa
  • Tek i dyshuari tjetër me inicialet G.Z (M/K) i moshës 68 vjecar nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Policia, pasi i ka intervistuar të  dyshuarit dhe dë shmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë  liruar për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/