Disa qytetarë në Mal të Zi kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë, për të kërkuar largimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.
Ata i dhanë mbështetje lidershipit aktual të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, shkruan Vijesti.me, njofton Klan Kosova.
Protesta ka zgjatur rreth një orë, ndërsa është paralajmëruar se tubimi do të mbahet nesër në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend në Podgoricë, si dhe në qytetet e tjera.
Njoftimi për tubimin e sotëm është shpërndarë përmes rrjeteve sociale, por nuk dihet se kush është organizatori. Sipas “Vijesti”, tubimi dyshohet se është organizuar nga njerëz të afërt të kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Të grumbulluarit, për 15 minuta, kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin “Stanko Dragojeviq” para Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale.
Më 19 janar, Lëvizja Qytetare Ura, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, dorëzoi në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e qeverisë.
Ndërkaq, Krivokapiq ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq.

Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës