Pas Melbourne edhe Parisi. Për Novak Djokovic u mbyllën dyert e Australian Open, ndërsa tani rrezikojnë të mos hapen edhe ato të Roland Garros, ku vitin e kaluar triumfoi duke mposhtur, Stefano Tsitispas në finale. Në Francë është duke hyrë në fuqi, Super Green Pass dhe nuk do të bëhen përjashtime as për atletët e huaj.
Është ky koncepti që u theksua pas votimit të fundit nga ana e debutetëve, nga Ministrja franceze e sportit, Roxana Maracineanu, pavarëisisht se në fillim organizatorët kishin lënë të kuptohej se Djokovic do të kishte mundësi të mbronte titullin në maj. Ideja e tyre ishte të krijonin një qendër të izoluar për komodimin e pjesëmarrësve të pa vaksinuar, ashti si edhe për Djokovic që në këtë rast do t’i duhej që t’i nënshtrohej një protokolli të veçantë, duke lëvizur në corridor sanitar nga hoteli në impiantin sportive.
Ministrja franceze deklaroi: “Pasaporta e vaksinimit, do të jetë e detyrueshme për spektatorët, por edhe pë rata që praktikojnë sportin, për sportistët profesionistë, francez dhe të huaj”.
Në këtë mënyrë bëhet e qartë se nuk do të jetë përjashtime për ata që nuk janë vaksinuar, apo që janë imunizuar me vakinsa që nuk njihen zyrtarisht nga Franca./Arbresh.info
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime
Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali dyshohet se vrau n...
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...