Massimiliano Allegri nuk do të mund ta drejtojë Juventusin për ndeshjen e radhës në kampionat, atë të datës nëntë janar ndaj Romës në udhëtim.
Tekniku i bardhezinjëve nuk i ka shpëtuar një pezullimi javor ndërsa pas sfidës më Napolin, teksa largohej për në dhomat e zhveshjes ka ofenduar me zë të lartë drejtorin e garës.
Kjo nuk është toleruar nga ana e Gjykatësit Sportiv dhe kështu 54-vjeçari mund ta shohë vetëm nga shtëpia ekipin e tij, ndërkohë që Allegri është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Tashmë, në ndeshjen kundër Romës vendin e tij do të marrë asistenti Landucci, i cili duhet të motivojë nga stoli lojtarët për t’u rikthyer te fitorja pas ndalesës me Napolin./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...