Një dron autonom ka ndihmuar për të shpëtuar jetën e një 71-vjeçari i cili po vuante nga një atak kardiak.
Droni i dorëzoi një defibrilator një doktori që ndihmonte burrin, i cili u sëmur teksa fshinte borën jashtë shtëpisë së tij në Trollhattan, Suedi, transmeton portal arbresh.info
Burri, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë për BBC se ishte “fanstike” shpëtimi i tij.
Kompania që qëndron pas dronit thotë se kjo nënkuptonte që defibrilimi mund të fillonte përpara mbërritjes së një ambulance.
Kompamia tha se u deshën pak më shumë se tre minuta nga ngritja e alarmit deri në dorëzimin e defibrilatorit të jashtëm të automatizuar (AED).
Pacienti i tha BBC-së se nuk i kujtohet se çfarë ndodhi atë ditë në fillim të dhjetorit.
Ai po pastronte botën dhe për një moment “gjithçka u errësua”, tha ai.
Dr Mustafa Ali, i cili ndodhi të kalonte me makinë në atë kohë, nxitoi për të ndihmuar dhe i tha Everdrone: “Isha duke shkuar për të punuar në spitalin lokal kur pashë nga dritarja e makinës dhe pashë një burrë të rrëzuar në rrugën e tij.
“Burri nuk kishte puls, kështu që unë fillova të bëj CPR ndërsa i kërkova një kalimtari tjetër të telefononte 112 (numri suedez i urgjencës).
“Vetëm minuta më vonë, pashë diçka që fluturonte mbi kokën time. Ishte një dron me një defibrillator”.
Shefi ekzekutiv i Everdrone, Mats Sallstrom, beson se teknologjia luajti një rol në një përpjekje ekipore për të shpëtuar jetën e pacientit.
Në disa raste të emergjencave, dronët kanë arritur më shpejt se ambulance.
Në incidentin e dhjetorit, ishte fat që një mjek ishte afër, por mbeten pyetje nëse anëtarët e publikut pa trajnim mjekësor do të dinin se çfarë të bënin me një defibrilator./arbresh.info/
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...