Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi ka folur për atë se pse e ka përkrahur Bekim Jashari, ish kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Skënderaj.
Ai ka thënë se nuk ka pasur ambicie për të formuar parti politike me Bekim Jasharin, por mbështetjen për Bekim Jasharin e konsideron morale dhe se për të “mbështetja për të është mbi partinë”.
“Unë edhe në fillim të fushatës zgjedhore e kam thënë publikisht se jam UÇK dhe me familjen Jashari. Jam krenar për këtë gjë dhe për mbështetjen për familjen Jashari. Tërë çfarë kam bërë është brenda statusit të Partisë Demokratike, sepse neni 1 i themelimit të PDK-së thotë se ajo është themeluar mbi vlerat e UÇK-së”, ka thënë Jashari në DPT.
Sipas tij nuk ka asnjë vlerë më të madhe se familja Jashari, Ademin, Hamzës dhe bacës Jashar.
Ai e ka krahasuar këtë si me një luftë të Big Brother dhe se sipas tij ai nuk ka luftuar nën binë për të rrezuar dhe se “ai ka qenë transparent në atë që ka përkrahur për kryetar të Komunës”.
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...