Gazeta franceze Le Figaro ka renditur lojtarët në një formacion që janë transferuar gjatë afatit kalimtar të verës, por që nuk kanë arritur të përformojnë mirë gjatë pjesës së parë të sezonit në Ligue 1.
Në këtë formacion gjendet edhe futbollisti argjentinas, Lionel Messi, i cili së fundmi e fitoi çmimin prestigjioz “Topin e Artë”.
Teksa në këtë formacion është edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, ku përkrah tij është gjithashtu Sergio Ramos, që më herët llogaritej si ndër më të mirët në pozitën e tij, por që te Paris Saint-Germain, nuk ka arritur të tregojë asgjë deri më tani, pasi ishte i lënduar vazhdimisht.
Ndërkohë është përfshirë edhe mesfushori holandez Wijnaldum, i cili erdhi me shumë bujë gjatë afatit kalimtar të verës nga Liverpooli, si transferim i lirë.

Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...