Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.
Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Rasti është hapur për hetime, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.
“Sot më datë 24.12.2021, në ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret është sjellur një fëmijë i moshës 11 vjeçare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rastit iu është përgjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të SP Rahovec. Për rastin është kontaktuar kryeprokurori dhe hapet rasti hetim i vdekjeje, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjareve dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Gjurkaj.
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...