Seanca e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës është shtyrë më 5 janar në apelin e GJKKO-së.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Gjykata e Posaçme e Apelit ka gjobitur avokatin Gentian Rumano. Ndërkohë, Çela ka kërkuar përjashtimin e kryesueses së trupës gjykuese Daniela Shirka, por kërkesa e tij është refuzuar.
Në përfundim të seancës ish-ministri i Brendshëm nuk ka pranuar të komentojë për mediet.
Tahiri akuzohet për trafik droge, por gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg të konvertuara në 3.4 vite shërbim prove.
Dosja e Tahirit dhe Çelës është dërguar në Apel nga Gjykata e Lartë pas vendimit të kësaj të fundit. /Euronews.al/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron