Varianti i ri i Koronavirusit po bën “gërdinë” në Evropë, por edhe më gjerë.
Përderisa shumë vende të botës po përballen me variantin e ri të COVID-19, Omicron, në Kosovë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me këtë variant.
Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 76 mostra të dyshimta për testim në Gjermani.
Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi ka thënë se rezultati i këtyre mostrave pritet të dalë javën e ardhshme.
Në anën tjetër, infektologu Arben Vishaj thotë se Omicron është më infektues sesa variantet e tjera të COVID-19.
“Të dhënat flasin se ky variant ka mundësi të përhapjes shumë më shpejtë se variantet tjera. Po për këtë arsye ne duhet të jemi sa më vigjilent që është e mundur”, tha ai për RTV21.
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë