Krizës me rrymën i është bashkuar edhe një krizë tjetër në Kosovë, ajo e ndotjes së ajrit.
Rënia e temperaturave dhe gazrat e lëshuara nga veturat si dhe përdorimi për djegie i qymyrit, kanë ndikuar që sonte në Prishtinë ajri të jetë i pashëndetshëm.
Sipas matësve të vendosur nga Ambasada Amerikane, niveli ndotës i ajrit në Prishtinë aktualisht është 157 ppm.
Niveli ndotës i ajrit në Prishtinë aktualisht është 157 ppm
Ky nivel konsiderohet i dëmshëm për shëndetin.
Kujtojmë se ndër strategjitë e qeverive në fund të vitit gjithëherë ka qenë që qymyri mos të përdoret si burim për ngrohje.
Megjithatë, këtë vit siç duket qytetarët do ta përdorin qymyrin më shumë se kurrë për shkak se është paralajmëruar rritje e çmimit të rrymës, krahas thirrjeve të qeverisë për kursimin e saj.

Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre