Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur Kuvendin ku ka zgjedhur kryetarin e kësaj organizate.
Kuvendi si organi më i lartë i këtij institucioni përbëhet nga 134 anëtarë, të cilët sot shfrytëzuan të drejtën e votimit dhe me anë të saj shprehën vullnetin për zgjedhjen e kryetarit të OMK-së.
Në fjalimin hyrës, kryetari i tanishëm Pleurat Sejdiu tregoi punën dhe angazhimin e tij për gjatë këtyre 4 viteve dhe shpalosi planin e tij për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu edhe kundërkandidati Ramush Bejiqi bëri prezantimin e planit të tij.
Sipas njoftimit të OMK-së, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kuvendin e Odës, sipas votimit të fshehtë, Pleurat Sejdiu u rizgjodh në funksionin e kryetarit të OMK-së.
“Mandati për legjislaturën e tretë të Kuvendit të OMK-së do zgjasë për 4 vitet e ardhshme.
Sejdiu në fjalimin përmbyllës u shpreh se na presin sfida të ndryshme përpara dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e veçanërisht stafin e tij me të cilët ka bashkëpunuar vazhdimisht”, thuhet në njoftim.
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...
Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur ...
NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani
Finalja e Ligës së Kampionëve/ PSG dhe Arsenal, publikojnë f...
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin...
Kosova forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, dy oficerë të FSK-...