Sergio Aguero ka konfirmuar largimin nga futbolli, për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai në një konferencë për media tha se bëra gjithçka që munda.
“Kjo konferencë është për t’ju bërë të ditur se është vendosur të largohem nga bota e futbollit. Falënderoj familjen time që më ka mbështetur që në fillim. Jam krenar dhe i lumtur për karrierën time, gjithmonë kam ëndërruar të luaj futboll. Ëndrra ime ishte të luaja futboll. Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija në Evropë.”
“Unë gjithashtu dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës që më kanë ndihmuar të përmirësohem.”
“Dua t’ju shpjegoj se bëra gjithçka që ishte e mundur për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk ka pasur shumë.”
“Nuk e di se çfarë më pret tani. E di që ka shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën për mua.”
Agüero: “Po largohem me kokën lart”.
Sulmuesi argjentinas ka pasur një karrierë të bujshme në futbollin evropian. Ai ka luajtur në Spanjë dhe Angli./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...