Ministria për Punë të Brendshme bënë thirrje te qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike gjatë festave të fund vitit.
Përmes një ushtrimi publik në Qendër të Shkupit, MPB shpalosi para opinionit pasojat e mundshme nga shfrytëzimi i mjeteve piroteknike gjatë festave që pasojnë.
MPB paralajmëron rritjen e kontrolleve nëpër pikat e dyshimta për shitje ilegale. Përdorimi i mjeteve piroteknike paraqet vepër penale e paraparë në Ligjin për kundërvajtje dhe Kodin Penal, dispozita të cilat parashikojnë gjoba dhe dënime me burg.
“Qëllimi i këtij ushtrimi është që t’i bëjmë apel qytetarëve të mos shfrytëzojnë mjete piroteknike. E dini se në këtë periudhë para festave të fund vitit kemi përdorim masiv të tyre, gjë që mund të jetë e rrezikshme dhe çdo vit në të gjithë botën rezulton me numër të madh të lëndimeve”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski./telegrafi
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...
DnV: Procesi i votimit i qetë, pjesëmarrja 12% deri në mesdi...
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë