Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e një numri tornadosh të premten në mbrëmje në disa shtete amerikane, duke shkaktuar shkatërrim nga kushtet e pazakonta të motit, transmeton VOA.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear i tha stacionit televiziv lokal WLKY se të paktën 50 persona “ka gjasa” të kenë vdekur, duke shtuar se parashikon që numri të rritet. Zoti Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentakit si edhe ka dislokuar policinë e shtetit.
Në Edwardsville, policia e Ilinoit tha në një deklaratë të publikuar në Facebook se moti i keq shkaktoi “një shembje të pjesshme të ndërtesës” së një magazine të kompanisë Amazon dhe aktualisht po zhvillohet një operacion shpëtimi.
Një tornado goditi gjithashtu një azil të moshuarish në Monette në Arkansanë veriore, por nuk dihen ende përmasat e dëmeve.
Zyrtarët thanë se tornadot përshkuan të paktën pesë shtete, Arkansa, Ilinoi, Kentaki, Mizuri dhe Tenesi.
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...