Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, ka thënë që Ballkani Perëndimor ka pasë gjithmonë rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar.
Në një intervistë në A2 CNN, Smith tha që dialogu Kosovë-Serbi sipas tij, nuk po përparon aq sa do të donin.
“Ballkani Perëndimor ka pasur gjithnjë rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar. Si kur ishim në BE, edhe tani që nuk jemi më. Ky emërim është pjesë e angazhimit të përforcuar të Mbretërisë së Bashkuar në rajon. Shohim që ka çështje me rëndësi, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për katër të gjitha vendet këtu. Stabiliteti rajonal është thelbësor, natyrisht”.
“Ka shumë forca që duan ta minojnë këtë stabilitet të rajonit dhe duam të sigurohemi që po e luajmë rolin tonë sa më fort për ta përforcuar. I shohim me shqetësim zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë se si dialogu Kosovë-Serbi s’po përparon aq sa ç’do të donim. Do të donim të kishim një rol sa më të fortë. Ky është roli i të dërguarit të posaçëm. Stuart Peach ka shumë përvojë. Ka qenë në Kosovë. Ka një histori të gjatë në krye të qeverisë e ushtrisë”, u shpreh ai.
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve
Trafiku Urban tregon cilat kategori lirohen nga pagesa nëse ...
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin