Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë se e mbështesin këtë vendim.
Sejdiu tha që do të insistojnë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë.
“Nëse fokusohemi në një profesion, ose nëse e drejtojmë gishtin në profesionin tjetër, atëherë vetëm mund të kemi kësilloj deklarimesh ose ndoshta edhe iritime, siç është rasti te deklarata e Federatës së Sindikatave. Nuk dua të kuptoj që kjo është e drejtuar kundër mjekëve, ose se mjekët dhe profesorët janë ata që janë të dyshuar ose të piketuar, por gjithsesi ne do të insistojmë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë”, tha Sejdiu për Klan Kosova.
“Që nga koha kur janë bërë deklaratat e para, nuk kam pasur ndonjë reagim negativ në këtë drejtim, është diskutuar dhe nuk është parë diçka e jashtëzakonshme. Është pranuar si një çështje normale”.
Tutje Sejdiu tha që janë pro asaj që të bëhet ligji, por që të vlejë për të gjithë dhe të mos jetë diskriminues.
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën që zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë