Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendosja e emrit të fëmijëve në mesin e shqiptarëve është speciale dhe se lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit, Kosovës.
Rama këto komente i ka bërë para ish-sekretares amerikane Hillari Kllinton gjatë pranimit të çmimit “Vital Voices Global” në New York.
“Duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale, që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Kosova është i vetmi vend që ka fëmijë me emrin Kllinton ose Billkllinton.
“Dhe meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Kllinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billkllinton. Kështu e kanë thjeshtë emrin po, si të themi Billkllinton Rama”, ka shtuar ai.
Në fund, Rama ka theksuar se vendosja e emrit është bërë falë presidentit Bill Klinton, i cili ndihmoi çlirimin e Kosovës nga regjimi serb.
“Të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur, falë Presidentit [Bill] Kllinton, Zonjës së Parë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht të gjithin”, ka përfunduar Rama. /arbresh.info
Granit Xhaka asiston tek goli i parë i Sunderlandit
Haradinaj: Dalja në zgjedhje është e kënaqshme
Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen z...
Zëdhënësi i VV-së del me thirrje disa orë para mbylljes së k...
Kryetarja e Ranillugut po hetohet, dyshohet se bëri presion ...
PDK: Mos e lini votën në shtëpi – dilni dhe votoni për veten...