Edhe pse në shtetet e botës me shpejtësi përhapet lloji Omicron i coronavirust, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar asnjë rast. Në vend akoma dominues është lloji Delta.
Ndërkohë, organet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim, e cila sipas tyre, paraqet daljen e vetme nga pandemia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lloji Omicron dje për herë të parë u konfirmua në Ballkan, gjegjësisht në Kroaci.
Dje sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë u konfirmuan 101 raste të reja me COVID-19, nga 1.299 testime. Të vdekur u paraqitën 13 persona, ndërsa të shëruar 393.
Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 217.400 persona, prej të cilëve 203.967 janë shëruar, ndërsa 7.658 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 5.775.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...