Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas aksionit “Subvencioni 2021” që u zhvillua sot në 8 komuna dhe rezultoi me 31 të arrestuar, 12 zyrtarë dhe 19 qytetarë.
Peci e ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për rastin “Subvencioni 2021”, shkruan arbresh.info.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm te fermerët meritorë.
“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’u dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë, është imperativ i kohës”, ka thënë Peci./arbresh.info/
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...