Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, ka thënë se personat e pavaksinuar nuk do të kenë të drejtë të futen në dyqanet jo esenciale dhe në hapësirat për rekreacion.
Duke folur pas një takimi me udhëheqësit federalë e shtetërorë, shefja e qeverisë gjermane tha se këto masa janë të nevojshme në kohën e shqetësimeve për mbingarkim të spitaleve në Gjermani, shkruan Sky News transmeton arbresh.info
Ajo tha se ndihet e brengosur nga fuqia e valës së katërt të infeksioneve në vend, duke shtuar se ka shpresuar se qasja vullnetare ndaj imunizimit do të ishte më efektive.
Merkel tha se situata në lidhje me pandeminë në Gjermani është shumë serioze. / arbresh.info/
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...