Revista e njohur “Forbes” i ka kushtuar një shkrim 5 vendeve më të bukura të Ballkanit ku ndër të tjera flitet dhe për Valbonën.
Natyra dhe terreni malor i Valbonës krahasohet me Zvicrën në këtë shkrim.
“Majat e larta që shihen nuk janë në Zvicër apo në Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobi në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebull.”
Ndër të tjera atraksione turistike në listë përmenden Parku Kombëtar i Unës ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, Parku Kombëtar i Tarës i cili ndodhet në jugperëndim të Beogradit, Parku Kombëtar Pirin njihet në veçanti për pishën e Baikushevit, një pishë boshnjake afërsisht 1300 vjeçare që njihet si pema më e vjetër halore që ekziston në Bullgari dhe Liqenit i Kerkinit, i krijuar në vitin 1932 nga bllokimi i një lumi, njihet si zona me mbi 300 lloje shpendësh në Greqi./oranews/

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....