Nigeria konfirmoi rastet e saj të para të variantit të ri koronavirusit, Omicron, pasi disa vendet vendosën kufizime në udhëtimet ndërkombëtare në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e tij.
Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) tha se dy raste të variantit të ri u zbuluan në mesin e dy udhëtarëve që mbërritën nga Afrika e Jugut javën e kaluar.
Njoftimi erdhi pasi Ugur Sahin, kreu i prodhuesit të vaksinave, BioNTech, tha se derisa varianti Omicron mund të çojë në infektimin e më shumë personave të vaksinuar, prapë vaksina ka të ngjarë t’i mbrojë ata nga disa simptoma të rënda.
Ndërkohë, një panel këshilltarësh shëndetësorë amerikanë janë duke e shikuar një pilulë të COVID-19 nga Merck, e cila mund të autorizohet këtë javë.
Variantit Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut javën e kaluar./kk/
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...