Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personat me inicialet R.S. dhe T.P., pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Personi me inicialet R.S., dyshohet se ka kanosur gazetarin Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.
Ndërsa, në rastin e dytë personi me inicialet T.P., ka kanosur gazetarin G.G., përmes rrjeteve sociale, atij facebook.
Të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë