Unai Emery dhe Xavi Hernandez thuhet se kanë hyrë në një debat intensiv pas ndeshjes të së shtunës mes Villarrealit dhe Barcelonës.
Katalanasit fituan tri pikë kundër Villarreal të shtunën mbrëma, duke fituar 3-1 në “Estadio de la Ceramica”.
Por, fitorja nuk ishte pa polemika, Villarreal ndjeu sikur duhej të ishte dhënë të paktën një penallti.
Në fillim të ndeshjes, Gerard Pique u shfaq duke bllokuar një goditje me dorë, por incidenti nuk u shqyrtua nga VAR.
Dhe më vonë, Eric Garcia rrëzoi Raul Albiol në tokë gjatë një goditje nga këndi dhe kjo gjithashtu kaloi pa u rishikuar.
Trajneri i “Nëndetëses së verdhë”, Emery, u tërbua pas ndeshjes dhe sipas “Sport”, ai dhe Xavi huynë në një debat të fortë në tunel pas ndeshjes, aq sa policia duhej të futej mes të dyve për të shmangur që diskutimi të bëhej diçka më shumë.
Por, raportohet se pasi të dy trajnerët patën kohë për t’u qetësuar në dhomat e tyre të zhveshjes, Emery shkoi të kërkonte Xavin për t’ia shtrënguar dorë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...