Manifestimin e shënimit të Ditës së Forcës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka nisur pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në Memorialin përkujtimor në Prekaz.
Mehaj ishte i shoqëruar nga zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u.d. Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, shkruan arbresh.info.
“Ditën Madhështore të Ushtrisë sonë e filluam me homazhe në nderim me përkulje të përjetshme në vendin tonë të shenjtë. Në vendin e shenjtë ku filloi kthesa vendimtare e fatit dhe së ardhmes sonë. Në Kompleksin Memorial të Jasharajve, pranë varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Madhështore Jashari në Prekazin Heroik”, shkruan Mehaj në Facebook.
Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës sot duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e Hapur”.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera./arbresh.info/
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C