Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për viktimat e krimit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit.
Përmes Twitter-it, Rama ka thënë se “Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve”.
“Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama.

Në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur vrasja e trefishtë nga një sulm i armatosur në autobusin në Gllogjan të Deçanit, kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejës bashkë me zëvendësprokurorin e kësaj prokurorie, për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike. /arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...