Njësitet policore gjatë patrullimit, kanë ndaluar kamionin të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari një shtetas i Kosovës, ndërkaq gjatë kontrollit në kamion kishte të ngarkuar 5 krerë-lopë pa matrikulim dhe pa dokumente përcjellëse, të cilat dyshohet janë kontrabanduar nga Maqedonia, shkruan arbresh.info.
Në konsultim me prokurorin, kamioni me kafshët janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kabash, Viti (EM: 293-835) 23.11.2021 – 13:16. Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë ndaluar kamionin të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë konstatuar se, në kamion kishte të ngarkuar 5 krerë-lopë pa matrikulim dhe pa dokumente përcjellëse, të cilat dyshohet janë kontrabanduar nga Maqedonia. Rastit i është përgjigjur inspektori i AUV-it i cili ka lëshuar një proces verbal. Në konsultim me prokurorin, kamioni me kafshët janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...