Në ndeshjen Lyon-Marseille e cila ishte në kuadër të Ligës së parë të Francës, është suspenduar.
Arsyeja e suspendimit të ndeshjes ishte pershkak se Dimtiry Payet gjatë gjuajtës nga këndi i fushës, është goditur nga tifozët e Lyonit me shishe të ujit në kokë.
Gjatë ditës së sotme, kanë filluar procedurat e para dhe siç shihet nuk janë aspak në favor të Lyonit, pasi rrezikon të humb ndeshjen me rezultat në tavolinë, 3-0.
Komisioni i LFP-së, gjatë mbledhje ka dhënë dënimin e parë ndaj skuadrës franceze.
Vendimi i vetëm që është marrë është që stadiumi i Lyonit të jetë i mbyllur për një kohë të pacaktuar.
Ndërsa vendimi përfundimtarë pritet të merret më 8 dhjetor.
Ndeshja e radhës e Lyonit kundër Stade de Reims, e cila është planifikuar të mbahet të mërkurën më 1 dhjetor në ora 21:00, do të zhvillohet pa tifozë.
Ndërsa policia franceze, ka bërë të ditur se deri më tani, kanë arrestuar katër persona për rastin që ka ndodhur gjatë ndeshjes. /arbresh.info/
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën