Ka filluar seanca dëgjimore për dëshmitarin e tetë të Zyrës së Prokurorit të Specilizuar (ZPS), në rastin ndaj Salih Mustafës, ndryshe i njohur si komandant Cali.
Dëshmitari në fjalë është i teti me radhë që po dëshmon kundër Salih Mustafës, transmeton arbresh.info
Prokurorja Silvia Dascoli ka njoftuar trupin gjykues se do t’i nevojiten rreth 4 orë kohë për të marrë në pyetje dëshmitarin.
Pas kësaj ka filluar intervistimi i tij dhe është kërkuar që të kalohet në seancë private.
Kujtojmë që Mustafa në këtë seancë nuk po merr pjesë fizikisht, por përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...