Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi, deklaroi se kandidati i partisë së tij për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, pasi PZAP i ka anuluar votat e diasporës, të cilët e shpallën fitues.
Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai u shpreh se PZAP ka injoruar provat dhe se u kufizua vetëm në pretendimet e palës ankuese.
“Lista e votuesve nga jashtë është certifikuar nga KQZ, të njejtit kanë votuar për raundin e parë dhe është certifkuar ai rezultat, dhe vetëm në raundin e dytë kur është parë se rezultati e ka bëre Xheladinin fitues, kanë filluar me inskenime duke provuar që të kontestojnë validitetin e këtyre votave”.
“Lidhur me pretendimet për dorëshkrimet e njëjta… kush mundet t’i konfirmojë këto? Janë ekpertët ata që duhet të vijnë në një përfundim që një shkrim është i ngjashëm me një tjetër”.
“Në mesin e votuesve nga disapora është edhe i biri i kandidatit që ka votuar përmes postes, dhe edhe kjo votë është anuluar. Kjo është forma më jo e pranueshme e vendosjes, shqyrtimit të një rasti nga PZAP”.
“Kandidati i LDK-së do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, dhe aty presim një qasje më serioze dhe profesionale dhe një shqyrtim më të hollësishëm të procesit. Presim që gjykata të korrigjojë këtë padrejtësi që është bërë, se PZAP ka marr për bazë ekskuzivisht pretendimet e palës ankuese”, tha Dushi.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...