Bashkimi Evropian (BE) ka mbështetur ndërtimin e impiantit të ri për furnizimin me ngrohje qendrore të Gjakovës, i cili prodhon ngrohje dhe energji elektrike nga biomasa e drurit.
Ky është i vetmi impiant i kogjenerimit me biomasë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Burimet lokale të ripërtërishme sigurojnë furnizimin me energji dhe zëvendësojnë lëndët djegëse fosile të importuara.
“Impianti i ri i financuar nga BE-ja do të ketë ndikim domethënës ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë. Kështu, niveli i përgjithshëm i ndotjes në zonë do të ulet për më shumë se 90%. Kostot e përgjithshme të projektit ishin mbi 15 milionë euro, duke përfshirë studimet përkatëse, mbikëqyrjen dhe punimet e ndërtimit”, thuhet në njoftim.
Inaugurimi i ngrohtores me Biomasë në Rezinë të Gjakovës do të bëhet të hënën, ku do të marrë pjesë edhe ambasador Tomáš Szunyog, Udhëheqës i Zyrës së BE-së/PPBE, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini,si dhe Albana Skivjani, UD Kryeshefe e Ngrohtores së Qytetit. /arbresh.info/
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...
Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dial...
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...