Nëse jeni nga ata persona që shpesh u digjet dreka, atëherë këtu mund të gjeni disa këshilla se si të lani më lehtë enët e djegura.
Askush nuk është rehat kur i digjet dreka, dhe sidomos kur kap fundin e një tenxhere apo tigan. Fatkeqësisht, kjo ndodh mjaft shpesh gjatë gatimit, sepse diku humbim vëmendjen ose zjarri është i fortë dhe ndodh, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, me këto truke do i bëni enët të duken si të reja.
Kripa
Mënyra e parë që ju sugjerojmë të pastroni enët e djegura është me ndihmën e kripës. Pastrimi me kripë është një metodë e vjetër dhe e provuar për pastrimin e djegieve nga dielli. Nëse do të pastroni një tigan që ju është djegur, duhet të hidhni ujë mjaftueshëm në të për të mbuluar zonat e djegura. Më pas shtoni kripë të bollshme. Kjo përzierje vihet në zjarr të ziejë dhe zihet për 5 deri në 10 minuta. Me këtë metodë, njolla e djegur do të bjerë shumë lehtë dhe shpejt.
Lëng të gazuar ose Coca-cola
Duhet të dini se është shumë e rëndësishme që nëse ushqimi juaj digjet gjatë gatimit, duhet ta lagni enën menjëherë dhe jo pasi të thahet ushqimi i djegur. Në vend që ta njomni tenxheren me ujë të ngrohtë, siç bëhet zakonisht, mund të shtoni pak lëng të gazuar ose coca cola. Ndërsa ena që është djegur është ende i ngrohtë, menjëherë pasi e hiqni nga soba dhe shtoni coca-cola ose ndonjë lëng të gazuar dhe lëreni të veprojë.
Sodë buke
Soda e bukës ndihmon shumë edhe në pastrimin e enëve të djegura. Vendosni sodë buke në enën e djegur, shtoni pak lëng limoni ose uthull dhe fërkoni pak. Lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe më pas shpërlajeni./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...