Trepça ka vazhduar me formën e mirë, duke shënuar fitore edhe ndaj Pejës në derbin e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Karagaçi” ishte jashtëzakonisht e fortë dhe interesante, teksa në fund u fitua nga mysafirët me rezultatin 87-93.
Taurus Cockfield me 25 pikë e Drilon Hajrizi me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.
Kurse, te pejanët u dallua përforcimi i fundit, Tyrone White, i cili sonte debutojë me 32 pikë.
Për Trepçën ishte kjo fitorja e nëntë, krahas edhe dy humjeve. Kurse, Peja mbetet me gjashtë fitore dhe tani numëron pesë humbje.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...