Lidhur me çështjen e kërkesës së ish kryetares së Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, se a do e dërgojë apo jo Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese, dhe çka nëse kjo nuk ndodhë, në cilat faza do të kalojë, njohësi i çështjeve Juridike Musa Damati, tha se shqyrtimi i besueshmërisë së kërkesës apo jo do të shqyrtohet nga vet gjykata.
Njohësi i çështjeve juridike Musa Damati, për arbresh.info tha se Avokati i Popullit është personi i cili e dërgon në Kushtetuese por që shqyrtimi i besueshmërisë së kërkesës apo jo do të shqyrtohet nga vet gjykata.
“Të drejtën për të referuar çështje të caktuara në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar interpretim kushtetues, e kanë institucionet dhe mekanizmat e caktuara shtetërore, po ashtu në mesin e kategorisë me të drejte për të referuar çështje në gjykatën Kushtetuese e ka edhe avokati i popullit, dhe lidhur me çështjen në fjalë, e drejta për adresim në gjykatën kushtetuese është një e drejtë e ofruar me vet kushtetutën e vendin, por se pastaj shqyrtimi i besueshmërisë së kërkesës apo jo do të shqyrtohet nga vet gjykata”, tha Damati.
Ndërkaq pas shqyrtimit paneli i gjykatësve do të dal me vendim lidhur me çështjen konkrete dhe vendimi do të jetë definitiv tha Damati.
“Pas referimit të çështjes për në gjykatën kushtetuese, paneli i gjykatësve do të shqyrtoj besueshmërinë e kërkesës dhe pas shqyrtimit do të dal me një vendim lidhur me çështjen konkrete dhe vendimi i gjykatës kushtetuese pastaj do te jetë definitiv dhe i zbatueshëm për rastin konkret”
Ndryshe kujtojmë që Avokati i Popullit akoma nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ashtu sic ka marr vesh arbresh.info gjatë ditës akoma nuk është marr ndonjë vendim apo refuzuar nga Zyra e Avokatit të Popullit./S.D/arbresh.info/
As sot Daka nuk informohet nga Avokati i Popullit nëse është vendosur për kërkesën e saj
Avokati i Popullit nuk ka marrë ende vendim për Valdete Dakën
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë