Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Dani Alves, ka zgjedhur numrin që do ta mbartë të skuadra e katalunasëve.
Alves, pak ditë më parë ka përfunduar testet mjekësore, ku edhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën e cila tashmë është duke u udhëhequr nga ish-lojtari i Barcleonës, Xavi Hernandez.
Braziliani ka vendosur ta bart numrin e ish-mesfushorit katalunas, Andre Iniesta.
Numri të cili ka pasur Iniesta është numri 8.
Ndërsa klubi ka bërë të ditur se prezantimi i mbrojtësit do të bëhet ditën e mërkurë.
38-vjeçari ka vendosur të luaj për klubin vetëm për një euro në muaj, kjo e cila nënkupton që ai nuk ka dëshiruar ndonjë pagë.
Braziliani ka nënshkruar kontratë me Barcelonën e vlefshme deri në qershor të vitit 2022, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. /arbresh.info/
Our new number 8️⃣ ? @DaniAlvesD2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 16, 2021
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...