Denis Zakaria është emri i parë në listën e transferimeve te Juventusi.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, bardhezinjët do të hidhen në sulm për mesfushorin zviceran që në janar.
Kontrata e lojtarit është afër skadencës dhe shumë shpejt do të largohet nga Borussia Monchengladbach.
Nuk është një mister që Allegri ka preferuar Axel Witsel në verë, që gjithashtu mund të merret me kosto zero në fund të këtij edicioni, por mosha e tij e favorizon më shumë Zakarian.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për “Zonjën e Vjetër” të mposhtë konkurrencën e Borussia Dortmund, Liverpool dhe Romës, në fakt, Jose Mourinho ka kohë që e kërkon transferimin e lojtarit./Arbresh.info
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...