Holanda nuk arriti të kompletoi kalimin për në Botërorin “Katari 2022”, pasi shpërdoroi një avatazh të dyfishtë në ndeshjen e mbrmshme kundër Malit të Zi dhe arriti të marrë vetëm një pikë, derisa tani do të jap gjithçka në ndeshjen e fundit kundër Norvegjisë në Amsterdam.
Megjithatë, lajmi më shqetësues për trajnerin, Louis van Gaal është lëndimi i qendërmbrojtësit, Stefan de Vrij, që në minutën e 90-të të sfidës në Podgoricë ndjeu një problem muskulor dhe u zëvendësua menjëherë nga de Light.
Skuadra holandeze pritet të rikthehet sot në Amsterdan, ku de Vrij do të kryejë edhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për të verifikuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit, teksa gjithçka pritet me ankth nga Simeone Inzaghi.
Kjo pasi holandezi shihet si një element shumë i rëndësishëm në qendër të mbrojtjes dhe një lëndim i tij në këtë fazë të kampionatit, do të komplikonte shumë punën e kampionit në fuqi të Italisë, Interit./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën