Banorët e “Big Brother VIP” po vazhdojnë të përballen me sfida e prova të ndryshme.
Prova e kësaj jave e caktuar nga “Vëllai i Madh” kishte të bënte me vallëzim në çift, gjersa edhe në këtë nuk munguan të qeshurat dhe argëtimet në mes tyre.
Derisa është lëshuar një muzikë, modelja Beniada Nishani dhe prezantuesja Einxhel Shkira filluan të kërcenin e madje të bënin edhe ‘twerk’.
Kjo shkaktoi brohërima nga banorët e tjerë, derisa po darkonin bashkë jashtë e po bisedonin.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të BBV, reagimet kanë qenë të menjëhershme për veprimet e dy artisteve.
Bukuroshet siç shihet kanë një raport të afërt me njëra-tjetrën, përkundër se në këtë spektakël ka në mes edhe shumë polemika e grupacione. /arbresh.info/
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...