Ish-mesfushor i Barcleonës, Xavi Henrnadëz, kohëve të fundit është zyrtarizuar si trajner i ri i katalunasëve.
Por, çështja e cila është duke qarkulluar nëpër mediat botërore, është një rikthim i mundshëm i mbrojtësit të djathtë, Dani Alves.
Dani Alves i cili ka qenë pjesë e klubit katalunas nga viti 2008 deri në vitin 2016, kurse që nga shtatori i këtij viti, është lojtar i lirë, pasiqë është larguar nga Sao Paulo, ka shprehur interesim për tu rikthyer te klubi spanjoll.
Sipas “Marca”, para disa jave kur braziliani ishte në Camp Nou, ishte takuar me disa prej kryesuesve të klubit, ku ka shprehur interesimin e tij për një rikthim te klubi katalunas si një lojtar.
Megjithatë, trajneri i ri, Xavi Hernandez, dhe drejtuesit e Barcelonës, nuk mendojnë ta rikthejnë brazilianin si një lojtar, sepse dëshirojnë t’i japin përparësi lojtarëve të rijnë, por janë të gatshëm t’i ofrojnë ndonjë pozitë në të ardhmen në bordin e klubit siç i kanë ofruar shumë ish lojtareve të tjerë.
38-vjeçari gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Barcelonës, është paraqitur gjithsej në 391 ndeshje dhe ka ngritur 23 trofe me fanellën e katalunasëve. /arbresh.info/
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...