Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.
Isufaj th0të se e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e misionit të EULEX-it, në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.
“Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për nevojën e avancimit, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën e Prokurorisë Speciale, për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.
Isufaj tutje ka thënë se nxjerrja e strategjisë për riorganizimin e kësaj prokurorie, themelimi i departamenteve të veçanta dhe caktimi i prokurorëve nëpër këto departamente ishte i nevojshëm për ngritje të efikasitetit të punës së kësaj prokurorie.
“Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, e theksoi nevojën për kapacitete shtesë në punën hetimore për rastet e korrupsionit, terrorizmit si dhe për bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë për ta avancuar punën e prokurorisë. Isufaj dhe Wigemark më tutje u pajtuan për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin ndër-institucional lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Lojërat Mesdhetare, Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipëri...
KQZ-ja propozon ndryshimin e Ligjit për zgjedhje dhe uljen e...
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...