Nga 9 deri me 14 nëntor në Spa të Belgjikës do të organizohet Kampionati Individual Europian për U21 për 64 lojtarët më të mirë të Evorpës për këtë kategori.
Kosova do të përfaqësohet nga Fatih Karabaxhaku i cili ka arritur pikët e mjaftueshme për të marrë pjesë.
Pikët të cilët duhet marrë janë të kushtëzuara me pikë në ranglistën botërore, andaj, Fatihu ka arritur t’i mbledhë ato.
“Gjatë këtij kampionati Fatihu përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte meshkuj me lojtarin nga Austria Jonas PROMBERGER dhe në çifte miks me lojtaren Vitalia REINOL nga Estonia. “- thuhet në njoftimin e lëshuara nga Federata e Pingpongut të Kosovës.
Ndryshe, është bërë e ditur se sot Fatihu bashkë me trajnerit e tij, Dardan Imami, kanë udhëtuar drejt Belgjikës. /arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...